Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salijani ka reaguar në lidhej me ngjarjet e rënda që tronditën vendin në orët e mbrëmjes, ku një 35-vjeçari në Vlorë i bënë atentat dhe një plagosje në Dimal.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Salianji thekson se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë. Gjithashtu ai ka shtuar se gjithçka është jashtë kontrollit në vend dhe se çdo ditë në media lexon vetëm kronik të zezë. Salianji ka thënë ndër të tjera se qeveria duhet që të kryejë detyrën dhe se bashkëpunëtorët e presionit hde të dhunës së fushatës po bëjnë kërdinë.
“Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal….
Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit. Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve.
Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën!
Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!”, statusi i Ervin Salianjit.
Kujtojmë se një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje të Dimalit, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili. Po ashtu një tjetër ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës ku u ekzekutua me armë zjarri 38-vjeçari Delon Troqe. Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, ndërsa 38-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.