Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar gjyqtarit të Procedurës Paraprake që të zëvendësojë avokatin mbrotjës. Mësohet se Thaçi ka kërkuar që në vend të David Hooper, të mbrohet nga avokati Gregory W. Kehoe.
Ky i fudnit nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur edh eish-gjeneralin kroat, Ante Gotovina.
Thaçi e ka dërguar kërkesën te gjyqtari iprocedurës paraprake më 18 maj. Nga ana tjetër, vetë Hooper, kishte kërkuar që të aprovohej largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.
Ndërkohë, Kehoe e ka konfirmuar se i është kërkuar që të mbrojë Thaçin dhe se do ta pranojë të zëvendësojë Hooperin.
“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.
Thaçi është prej disa muajsh në paraburgimin e Hagës, pasi mbi të rëndon akuza për krime lufte, arsye për të cilën dha edhe dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës. Gjithashtu në paraburgimin e Hagës janë edh eish-krerë të tjerë të UÇK-së. Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjithahstu akuzohen për krime lufte.