Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka thënë se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje dhe se ka paraqitur fakte se ato janë manipuluar. Spaho than ë një intervistë për Abc News se Basha nuk ka rsye për të dhënë dorëheqjen, pasi këto zgjedhje janë të vjedhura e jo të humbura. Por me gjithë vjedhjen që i është bërë zgjedhjeve, PD ka arritur të marrë rezultatin më të mirë.
“Gjatë gjithë verës këto janë cikle që duhet të shqyrtohen, në fund të qershorit mund të përfundojë procesi i ankimimit për të mësuar më pas dhe raportin e OSBE ODIHR. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim për këtë nuk ka dyshim, ne kemi paraqitur fakte pafund që zgjedhjet janë manipuluar, janë 10 mandate deputeti që dihet se nga e kanë origjinën e tyre nga paratë. Tenderimet, administrata shtetërore, buxheti i shtetit i përdorur në favor të zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të kemi një udhëheqje legjitime për ti shkuar në fund të gjithë këtyre çështjeve. Ne nuk po themi që duhet të jetë Basha në krye të partisë por është hapur një garë brenda partisë. Nëse do të ishin humbur zgjedhjet kryetari do të kishte dhënë dorëheqjen, por këto janë zgjedhje të vjedhura jo të humbura, ndaj nuk ka arsye që të japë dorëheqje, siç kërkojnë kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike. Me të gjithë vjedhjen që është bërë zgjedhjeve ne kemi arritur që të marrin rezultatin më të mire”, ka thënë Spaho.