Amabasada Amerikane në vendin tonë ka dhënë sot një informacion me rëndësi për të gjithë të përzgjedhurit e lotarisë amerikane që vijojnë të jenë në pritje për të dhënat e reja.
Me një mesazh në faqen e vet në FB, ambasada informon gjithë të interesuarit se duhet të kontrollojnë buletinin e vizave për t’u njohur me datën e intervistës.
Mesazhi i ambasadës
Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: kontrolloni buletinin e vizave për të parë se kur çështja juaj do të jetë gati për intervistë, si dhe kontrolloni rregullisht emailin tuaj për një email nga KCC ku kërkohet t’i dërgoni dokumente me email. Lexoni këtu rreth buletinit të vizave: https://go.usa.gov/xEn4B#pyetanen