Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetitn e Lezhës ku një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur. Dyshohet se në Bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e kanë detyruar të miturën me anë të shantazheve që të kryejë marrdhënie seksuale me ta. Gjithashtu mësohet edhe identiteti i pesë të arrestuarve.Për ngjarjen e rëndë, në pranga është vënë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi ,Nike Lleshi dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë i kanë arrestuar shtetasit e sipërpërmendur në flagrancë. Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Gjithashtu organet kopetente po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.