Në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot në bashkinë e Elbasanit ka rënë pre e grabitjes, në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, një banesë.
Persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës, pasi kati i parë ishte lokal dhe kanë mundur të grabisin një shumë prej 30 milion lekësh të vjetra.
Lokali dhe banesa konfirmohet të jenë në pronësi të shtetasit Kastriot Puka. Autorët e grabitjes dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë marrë me vete edhe kasafortën ku ndodheshin fitimet nga xhiro ditore e javëve të fundit dhe më pas janë larguar me mjetin që kishin parkuar ngjitur me hyrjen e godinës në fjalë.
Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.