Në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar në qytetin e Divjakës, pasi është autor i dy vjedhjeve në banesa dhe thyerje e një lokali.
Personi me inicialet J.S., i cili është banues në fshatin Çermë, ka thyer një lokal, ka vjedhur dhe dy banesa në fshat në datat 10 dhe 14 maj.
Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, personi me inicialet A. P., 52 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.