Arben Ristani është ndër figurat e Partisë Demokratike që kanë dalë kundër Lulzim Bashës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, ai i ka kërkuar sërish dorëheqjen kreut të PD.Ristani ka thënë se Basha ka humbur tre herë dhe prandaj duhet të iki, ndërsa një herë që ka fituar të gjithë e dinë si ndodhi. Ai ka thënë se PD duhet të bëhet demokratike dhe se Rama nuk mundet me të njëjtin model.
“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin, por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tri herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove. Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata”, ka thënë Ristani.