Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme në 13 qershor. Lajmin e ka komunikuar Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ka thënë se nga data 16-22 maj, mund të paraqesin kandidaturën të gjithë ata që përmbushin kriteret. Data 24 maj deri në 11 qershor do të lihet për fushatë në të gjithë strukturat, ndërsa në 13 qershor do të mbahen zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë.
Ndër të tjera, Bardhi ka propozuar edhe analizën e punës së secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Ai tha se secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur mabicien të ketë mundësi të përfaqësohet në garë të drejtë e të barabartë kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual.
“Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm. I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe
16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”, ka thënë Bardhi.