Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka pësuar ndryshime. Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka pësuar ndryshime. Ajet Zyberi do të zëvendësoj Dallëndyshe Bicin e cila u emërua si zv.ministre e Mbrojtjes.
Dallëndyshe Bici në zgjedhjet elektorale të 25 prillit ishte në listën e kandidatëve për Qarkun e Tiranës, por nuk ka arritur dot të thyej hersin për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ri.
Disa ditë më parë Bici u emërua si zv.ministre e Mbrojtjes, ndërkohë që sot u bë prezantimi i zëvendësuesit së saj.
PREZANTIMI
Ajet Zyberi më herët ka shërbyer në Policinë e Shtetit, në postin e drejtorit të policisë në Korçë. Ai u prezantua sot nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi gjatë një takimi me strukturat e Policisë.
Ministri i Brendshëm falënderoj Dallëndyshe Bicin për punën e kryer ndër vite në krye të IKMT-së
“Me ndryshimet që do të bëjmë në drejtimin e IKMT-së dhe këtu gjej rastin të falënderoj edhe Dallëndyshe Bicin për punën shumë të mirë që ka bërë në të gjithë këto vite në krye të IKMT-së, si dhe ti uroj punë të mbarë Ajet Zyberit për marrjen e detyrës së re si drejtues i ri i IKMT-së”- tha Çuçi.