Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj ndaj Covid-19. Autoritete kanë njoftuar se të gjithë të rriturit në vend kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Kështu, Nauru bëhet shteti i parë në botë që ka arritur një gjë të tillë.
Shteti i largët i Paqësorit është kështu një nga vendet e pakta në botë pa virus. Zyrtarët shëndetësore thanë se fushata vaksinuese katër-javore kishte tejkaluar parashikimet.
Spas të dhënave, 7,392 njerëz morën dozën e parë, ose 108 përqind të popullsisë së rritur. Gjithashtu janë vaksinuar edhe turistët e huaj që janë futur në vend.
Nauru mori doza të vaksinave AstraZeneca si pjesë e programit global Covax që synon rritjen e imunizimit në kombet më të varfra.
Nauru është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej rreth 10 000 personash. Vetëm Vatikani është shteti me më pak popullsi sesa Nauru. Gjithashtu, është shteti i tretë më i vogël në botë, pas Vatikanit dhe Monakos.
Ndërsa deri më tani në vendin tonë janë 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime në total.
“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.
Vaksinimi në Shqipëri ka nisur që prej javëve të para të Janarit sipas grupeve të riskut, me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.