Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në Shqipëri vetëm 192 mijë të vaksinuar, ndërsa ky shtet i ka vaksinuar të gjithë banorët

10:17 14/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria e Republikës së Nauru pretendon se ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj ndaj Covid-19. Autoritete kanë njoftuar se të gjithë të rriturit në vend kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Kështu, Nauru bëhet shteti i parë në botë që ka arritur një gjë të tillë.

Shteti i largët i Paqësorit është kështu një nga vendet e pakta në botë pa virus. Zyrtarët shëndetësore thanë se fushata vaksinuese katër-javore kishte tejkaluar parashikimet.

Spas të dhënave, 7,392 njerëz morën dozën e parë, ose 108 përqind të popullsisë së rritur. Gjithashtu janë vaksinuar edhe turistët e huaj që janë futur në vend.

Nauru mori doza të vaksinave AstraZeneca si pjesë e programit global Covax që synon rritjen e imunizimit në kombet më të varfra.

Nauru është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej rreth 10 000 personash. Vetëm Vatikani është shteti me më pak popullsi sesa Nauru. Gjithashtu, është shteti i tretë më i vogël në botë, pas Vatikanit dhe Monakos.

Ndërsa deri më tani në vendin tonë janë 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime në total.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.

Vaksinimi në Shqipëri ka nisur që prej javëve të para të Janarit sipas grupeve të riskut, me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Trump lavdëron Giorgia Melonin pas takimit në Paris
Aktualitet

Trump lavdëron Giorgia Melonin pas takimit në Paris

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si njeri “të drejtpërdrejtë” dhe tha se...

18:33 09/12/2024
15% e antibiotikëve blihen pa recetë në farmaci, sipas OBSH-së
Aktualitet

15% e antibiotikëve blihen pa recetë në farmaci, sipas OBSH-së

Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësie që mbuloi edhe Shqipërinë konsideroi përdorimin pa kriter të antibiotikëve, që...

13:26 26/09/2024
Para
PD mbledh Këshillin Kombëtar në 16 maj, ja mesazhi që Gazment Bardhi u ka dërguar anëtarëve

"PS ka ngritur një skemë kriminale në Berat", PD vazhdon me denoncimet e zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip