Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka folur për mënyrën se si do të zhvillohet turizmi në vendin tonë këtë vit.
Klosi thotë me bindje se Shqipëria synon këtë vit t’i marrë treg Greqisë, Italisë, Turqisë dhe Malit të Zi në garën për përthithjen e turizmit. Ai gjithashtu tha se tregu turistik është një konkurencë e fortë dhe shprehet i sigurt që ky sezon do të jetë i suksesshëm për vendin tonë.Ndër të tjera ministri ka bërë thirrje që duhet të kemi një Shqipëri të pastër.
“Shqipëria është e ekspozuar tashmë. unë nuk e kam frikën e sezonit. Shqipëria është një destinacion i loguar. Tani do të shohim se si do të jetë problemi i pandemisë. Është konkurrencë e madhe. Ne duhet t’i marrim treg Greqisë, Italisë, Turqisë, Malit të Zi etj . Nëse në nuk e kuptojmë se kjo është konkurrencë, atëherë…kjo është e vështirë”, deklaroi Klosi në një intervistë për “Ilva Now”.
Ministri Blendi Klosi kërkoi nga qytetarët të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të bëjnë një turizëm të pastër gjatë këtij sezoni.
“Të hapen kufijtë fillimisht. Duhet të ketë numra dhe kur ka lëvizja jetohet me mirë. Do kemi rregulla shumë të forta në zbatimi të kushteve të pandemisë, por edhe të sigurisë së jetës në plazhe. Ajo që do të kërkoja nga të gjithë, një thirrje e fortë publike, është te kemi një Shqipëri të pastër, është shumë nevojshme që të nderrojmë këtë perceptimin që Shqipëria.”, tha ai.