Një adoleshente ka tentuar ti japi fund jetës duke u vetëhelmuar me insekticid BI 58 apo siç quhet në gjuhën popullore “Rrugor”, që përdoret për luftimin e insekteve të ullirit.
Policia njofton se 17-vjeçarja nga Drenova e Mallakastrës ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Fierit dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku ndodhet në reanimacion. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punonë pë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, njofton policia.
Gjithashtu edhe një 27-vjeçare në Vlorë ka konsumuar fotoksinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore . Shtetësja me inicialet K.L., aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Policia njofton se sot rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja K. L. 27 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Shtetasja K. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.