Një situatë e pazakontë është krijuar pak minuta më parë në zonën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një person është ngjitur në një pallat që është në ndërtim në këtë zonë dhe kërcënon të hidhet nga lartësia. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat u njoftuan nga qytetarët që ishin kalimtar në këtë zonë. Ata kanë konstatuar se kanë parë një person i cili kërcënonte se do të hidhej nga pallati në ndërtim. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca, e cila ndodhet në gatishmëri për çdo situatë.
Mësohet se qytetari i cili kërcënon të kryejë aktin ekstrem, pretendon se nuk i është firmosur një kontratë pune. Forcat policore kanë nisur negociatat me të, për ta bindur të zbresë.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.