Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Kallëzim i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne qytetin e Korçës. Në prangat e policisë ka rënë edhe shoku i tij. Dy të arrestuarit, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien e të vërtetës së ngjarjes.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku policia njoftoi se 33-vjeçari është vetëplagosur në fundshpinë dhe se ishte paraqitur në spitalin e Korçës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.