Pas humbjes në zgjedhje, Partia Demokratike po përballet me largimet e para brenda sekretariatit. Mësohet se Sahit Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, një nga postet më të rëndësishme të një partie.
Ai ka dorëzuar dorëheqjen në PD dy javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Largimi tij vjen në moment kur funksionarë dhe eksponent të PD-së po kërkojmë largimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga posti i kryetarit duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve.
Largimi i Sahit Dollapit u përfol një ditë më parë, së bashku me atë të Sekretarit të Burimeve Njerëzorë të PD-së, Ervin Minarollin, por që u mohua nga ky i fundit. Ndërsa Dollapi e ka zyrtarizuar largimin, Minarolli e ka mohuar atë.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më datë 25 prill, fituese doli Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të siguronte 59 mandate.
Pas humbjes në zgjedhje emra të njohur brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, me pretendimin se ai është përgjegjësin kryesor për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu dhjetë anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo FRPD-së gjithashtu edhe themelues të Partisë Demokratike, kanë kërkuar të bashkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit. Mes emrave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij janë edhe figura të shquara si Bujar Nishani, Arben Imami, Arben Ristani etj. Ata thonë se në 8 vite e kryesuar nga Basha PD-ja ka qenë një dështim dhe sipas tyre përgjegjës është vetëm ai. Për më tepër grupi i demokratëve kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda PD, për strukturat e reja të partisë. Për këtë nismë ata i bëjnë thirrje edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike t’u bashkohet.