Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se ka ankimuar rezultatin zgjedhor në KQZ. LSI-ja ka theksuar se votat në Qarkun e Beratit duhet të përsëriten. Gjithashtu, LSI-ja shtonë se janë një sërë qarqqesh të tjera ku duhet që të rinumërohen votat.
Gjithashtu LSI-ja ka thënë se do të vazhdojnë me denoncime edhe në qarqe të tjera të vendit.
“Në qarkun e Beratit kërkojmë rinumërim të votave. Ka pasur tentativa për të votim të dyfishtë. Siç e dini, në Durrës, LSI ka humbur një mandat për shumë pak vota. Ne kërkojmë domosdoshmërisht rinumërim votash në këtë qark. Po ashtu, do të ankimojmë rezultatin edhe në një sërë qarqesh të tjera në vend si në Elbasan, Gjirokastër. Do të vazhdojmë me denoncimet, edhe për qarqet e tjera të Shqipërisë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i LSI-së.
Kujtojmë se pak më parë edhe Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin zgjedhor në KQZ, me pretendimin se Partia Socialiste ka vjedhur zgjedhjet.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e grupit të juristëve të Partisë Demokratike, tha se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë për atë çka e cilësojnë masakër elektorale.
Përfaqësuesja është shprehur se PD-ja e ka për detyrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë në vend