Jorida Tabaku, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, ka denoncuar sërish blerjen e votes nga Partia Socialiste, sipas pretendimeve të saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit. Gjithashtu Tabaku ka theksuar se paratë e përdrura janë nga pagesat për tërmetin.
Sipas saj, shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral.
Mesazhi i Jorida Tabakut
Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.
Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.
Akuzat për pasuritë/ Përgjigjet Altin Dumani
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, lidhur me pronësinë e tre apartamenteve të këtij...