Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rrëfimi i fundit i aktorit Guljelm Radoja: Pushteti të shkel… jemi të tradhëtuar nga politika

20:19 07/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme u përcoll në banesën e fundit aktori i madh Guljelm Radoja, i cili u nda nga jeta pas betejës me Covid-19.

Pa ceremoni, pa homazhe dhe me një trashëgimi artisike të paharrueshme që e la pas, Radoja u nda nga kjo botë duke qëndruar deri në fund i palëkundur në kauzën e vet. Miku i tij, Roland Koça tha sot se artisti nuk ishte mirë nga gjendja ekonomike dhe arriti të merrte një banesë sociale vetëm nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.

Në rrëfimin e tij të fundit në emisionin “A show” të gazetarit Adi Krasta, Radoja e ka treguar më së miri përçarjen që politika i ka bërë artistëve. Duke i qëndruar deri në fund deklarimit të tij për mos t’u shembur godina e  Teatrit Kombëtar, Radoja ka thënë:

“Teatri është identitet, Kullat të ndërtoheshin diku tjetër. Na dhunuan! Ishte një dhunë që prodhoi një dasi shumë të madhe. Nuk e paskemi njohur fare njëri-tjetrin. Shumica prej nesh u blenë, secili në fund të fundit para pasqyrës përgjigjet për veten e vet.

Pushteti të shkel me këmbë, ata jam i sigurt që fërkojnë duart që në mënyrën më të pabesë e shembën atë godinë (Teatrin Kombëtar). Jemi të tradhëtuar totalisht nga politika si majtas, djathtas, në qender, kudo. Na tradhëtuan ne që e deshëm atë teatër.

Mua më kanë hequr nga ai teatër në ’69-ën, për shkak të biografisë, por kur u riktheva nuk ishte më i njëjti. Nuk ishte puna e infrastrukturës, ishte puna jonë. Ndasia partiake tek ne funksionoi në mënyrën më të ligë. Dhe ne harruam që ne ishim artistë, ndërsa politika ka punën e vet. U shemb një identitet, një histori. Aty u varrosën me gardërobë, me rekuizitë dhe mbi të gjitha u varros arkiva.

Ju më gërvishtët aty ku më dhemb… fatkeqësisht kauzën tonë na e shitën njerëzit tanë, kolegët tanë. Po mos të ishin disa individë që nuk më pëlqen të vë emra, në oborrin e atij vendi të shenjtë që e dhunuan, madje mund të them që e përdhunuan, këta pusht’etarë. Turp! Është turpi më i madh. Por në fund të fundit ai ka pushtetin. Kështu tha mbreti: “Unë jam mbreti, bëj çfarë të dua!”, ka thënë Luigji XIV. Me teatrin u treguan jo vandal, por barbarë.”

https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-07-at-18.27.05.mp4
https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-07-at-18.27.04.mp4
https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-07-at-18.27.06.mp4
https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-07-at-18.27.06-1.mp4

Teatri Kombëtar theksoi edhe njëherë përçarjen që politika i ka bërë edhe artistëve ndër të tjerë. Një pjesë prej tyre u rreshtuan krah shembjes së godinës së teatrit duke dalë hapur në mbështetje të Edi Ramës apo Erion Veliajt. Emra të dashur të artit shqiptar si Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Luftar Paja etj., pasi e kishin kundështuar, dolën pro shembjes së teatrit. Madje Ndrenika u përfshi edhe në një spot elektoral të Partisë Socialiste, ashtu si edhe aktorja Tinka Kurti.

Në pushtet për 8 vite/ Rama dhe Veliaj nuk kanë rrëmbyer vetëm shpresën, por edhe idhujt e artit

Me trishtim të thellë mund të themi se veçse na ka marrë shpresën dhe të ardhmen, politika ariti të na merrte edhe një pjesë të identitetit, historisë dhe artit. Figurat shumë të dashura të disa prej aktorëve më të mëdhenj të kinematografisë, nuk janë më ekskluzivitet vetëm i roleve të tyre. Ata janë në spote për fushatë, krah politikanëve madje edhe kundër të shkuarës së tyre, duke iu refefruar shembjes së Teatrit Kombëtare. Pasi i la në harresë prej kohësh, me pensione qesharake, në varfëri e me raste edhe pa shtëpi, politika, kryeministri e kryetari i Bashkisë u kujtuan për artistët vetëm në momentin që kishin nevojë të bënin figurën e tyre më të pranueshme para njerëzve.

Etiketa: guljelm radojapervarja e artistevepolitikarrefimi fundit

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para
Aktori Astrit Çerma kritika të ashpra ndaj institucioneve: Nuk duam ceremoni pas vdekjes

Aktori Astrit Çerma kritika të ashpra ndaj institucioneve: Nuk duam ceremoni pas vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.