Skip to content
Politikë

“Rama-Doshi-Rakipi bënë masakër masive elektorale”, Gazment Bardhi flet hapur

· 2 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, më anë të një postimi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kreu të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke thënë se ky i fundit nuk pranon të merret me vjedhjen e madhe të votave.

Bardhi ka shtuar se treshja Rama-Doshi-Rakipi, e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Sipas Gazment Bardhit, detyra e demokratëve është që të qëndrojnë të vendosur dhe të luftojnë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi –  “Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shkroi Bardhi.

Shumë diskutime sollën zgjdhjet e 25 prillit, me anëtarët e PD-së dhe LSI-së që akuzojnë qeverinë për blerje votash. Madje, disa dosje kanë shkuar që tani në Gjykatë.