Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit, e cilësoi si detyrim moral dhe kushtetues për mazhorancën nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
“Po si i drejtohet Presidenti popullit ndërkohë që përfaqëson unitetin e kombit: t’i mprehin sopatat, sfurqet, t’i kenë gati për të dielën…! ‘Të kemi frikë nga Amerika se ka raketa, ka edhe Rusia, ka edhe ky koreano-veriori. Kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale së ky. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit apo president që ka shkaktuar debat për mustaqet, por kurrë si ky.
Ne nuk po shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, që edhe Kushtetutës. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t’ia lënë turpin Ilir Metës. Përplasja e tij me SHBA-të, makthi i tij se do ta vrasin me raketa, janë të mjaftueshme që komandanti i Forcave tona të Armatosura me urgjencë. Mosmarrja e kësaj nisme nga ana jonë do të ishte minimalisht moskallëzim krimi. Ky është një shërbim që ne po i bëjmë dinjitetit institucional të Shqipërisë sonë. Këtë turp, Shqipëria jonë kurrsesi nuk e meriton.
Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë. Meta para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ai nuk ka përfaqësuar unitetin e kombit por përkundrazi ka bërë thirrje për përplasje, thirrje që çuan deri në konflikte me armë”, u shpreh Balla.