Komisioni i Ligjeve ditën e sotme ka nisur proceduart për shqyrtimin e këkrkesës së Partisë Socialiste, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Metën. Me anë të një njoftimi për mediat presidenti ka thënë se ditën e sotme ishte i zënë dhe se mund të merrte pjesë në mbledhjen e “Ligjeve” vetëm në datën 10 maj. Kryetari, Ulsi Manja tregon se përgjigja e Presidentit ka ardhur pak minuta para se të fillonte mbledhja. Ndër të tjera Manja tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për Metën se sa kjo mbledhje që lidhet me shkarkimin e tij. Gjithashtu ai shtoi se Komisioni i garanton mundësinë që të shprehet ndërsa Presidenti e ka quajtur ko9hë të pamjaftueshme. Manja thotë se presidenti ka gjithë kohën dhe mundësinë në dispozicion për të dhënë sqarimin përpara.
“Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju ftoj të kalojmë në fazën e bisedimeve.”, u shpreh Ulsi Manja.