Grupi i strukturuar kriminal i cili përbëhej nga 27 shqiptarë, 23 nigerianë, katër italianë dhe një gambian është shpërbërë nga policia Italiane.
Protagonistët e grupit ishin dy: shqiptari nga Vlora, Geraldo Bejaj dhe Momodu Sule nga Nigeria.
Të dy organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora, çohej në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore. Vetëm në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina, pas dy viteve hetime filloi arrestimet për 55 personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian.
Hetimet zbuluan edhe mesazhet e shkëmbyera mes trafikantëve. “Tre kilogramë menjëherë,”- shkruante njëri në një mesazh.
“Nuk ka problem,”- i përgjigjej tjetri.
Droga e sekuestruar gjatë arrestimeve kap vlerën e 2 milion eurove.
Të gjithë të arrestuarit shqiptarë vijnë nga Vlora, me autobusë të planifikuar ose me automjete të organizatës transversale.
Baza kryesore operacionale e këtij grupi ishte e vendosur në Castel Volturno: përgjatë bregdetit Domitian, disa klane nigeriane organizojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitutave. “Sëpata e zezë” është gjithashtu e pranishme në Siçili, veçanërisht në zonën e Palermos. Në kryeqytetin sicilian ata do të kishin gjithashtu një bazë në qendrën historike, brenda tregut Ballaro.
Klani në zhvillim u identifikua në atë të “Maceve të Zeza”. Ata bënë tatuazh macen në njërën shpatull dhe shenjat e thella në bark janë rezultat i ritualit të përkatësisë. Ato janë evolucioni i mafies nigeriane, një nga “më të rrezikshmet, agresivët dhe më të përhapurit në mesin e mafieve transnacionale”.
Sipas hetuesve, referenca në Itali e aksit nigerian-shqiptar ishte Sule me krahun e tij të djathtë Bekim Fisti. Sule u përgjua disa herë me bashkëbiseduesit shqiptarë të cilëve u dërgoi mesazhe me kërkesa: “Tre kile menjëherë”, “katër kile menjëherë”.
Tashmë të gjithë pjestarët e klanit mafioz janë vënë në pranga dhe pritet që të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë./dosja