Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se në ditët në vazhdim pritet rritje e rasteve të reja me Covid-19. Në emisionin “Real Story” ai tha se kjo do të vijë si pasojë e grumbullimeve në fushatën elektorale.
“Pati një rritje te telefonatave tek 127 dhe e pashë, ishin informacionet e rreth efekteve të vaksinës, që kërkonin ndihmë. Kishin efekte anësore, dhimbje trupi. Ishte një seri thirrjesh. Unë ndjek shtrimet në spital. Ne jemi barometri i situatës për shtrimet në spital bëj çdo ditë indeksin. Shoh nëse më shumë dalin apo hyjnë. Në dhjetor dilnin më shumë së sa hynin. Kemi asistuar 1370 pacientë. Numri nuk është se ka qenë kaq i pakët”, tha Brataj.
Ndërkohë, drejtori i spitalit Covid-2, Perlat Kapisyzi tha se ka pasur rritje të shtrimeve nëpër spitale 3-4 ditët e fundit, ndërsa Brataj ka thënë se kjo përkon me fushatën dhe në 15-20 maj pritet rritje e rasteve.
“15-20 maj presim rritje fiziologjike të asaj ça ka ndodhur. Nëse sot kemi 53 raste, nuk ka shumë kërkesa për teste, pasi edhe njerëzi që kanë shenja të lehta thonë se mund të kenë rrufë. Këtë vit, në krahasim me vitet e kaluara ka infeksione respiratorë. Kjo hapja shton edhe sëmundjet e tjera. Interpretimi i këtyre gjërave është dhe nuk është realitet. Por nëse njerëzit nuk kërkojnë nuk ke si ta vërtetosh”, ka thënë Brataj.