Eduart Selami e ka konsideruar një akt anti-shqiptar vendimin e Partisë Demokratike, për të mos njohur zgjedhjet që u zhvilluan më 25 prill dhe ku Partia Socialiste fitoi me 74 mandate.
Me anë të një statusi në Twitter, Selami ka dalë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
“Mosnjohja e zgjedhjeve nje akt jo demokratik dhe antishqiptar”, shkruan Eduart Selami.
Kujtojmë se zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin në përgjithësi të qeta, por pati edhe incidente në disa qendra votimi. Pas përfundimit të procesit zgjedhor , nuk kanë munguar ankesat për tjetërsim nga partitë politike nuk kanë munguar.
Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj si dhe Boiken Abazi kanë kërkuar pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit.
PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. PS doli fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.
PD ende nuk ka dalë me një version zyrtar por pritet që të mos e njohin rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Prej dy ditësh kryedemokrati Basha zhvillon mbledhje intensive me strukturat e Partisë Demokratike në Selinë e PD-së.