Kryetari i Partisë Konservatore, deputet në Kuvendin e Shqipërisë Kujtim Gjuzi, i cili nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit me argumentin se janë vjedhur. Pasi në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 3 vota, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjuzi felenderon ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë Duncan Norman, i cili kërkoi hetimin e parregullsive në zgjedhje. Gjuzi e ka flenderuar Duncan Norman, për përkrahjen që i ka dhënë Shqipërisë për ringritjen. Kujtojmë se nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi deklaroi se nuk do i pranojnë zgjedhjet dhe se votat e tij janë vjedhur. Gjithashtu ai ka hedhur supozime se kryministri i vendit Edi Rama, pretendon të marri postin e Presidentit të Republikës dhe ndaj kërkon që të shkarkojë Ilir Metën.
“Falenderim. Shkelqesi ambasador i MBE Z. Duncan Norman. Pranoni falenderimin tone per përkrahjen qe jepni ne ringritjen e shtetit te se drejtës ne Shqiperi vend aleat anetar i Aleancës se Atlantikut te Veriut. Ju Faleminderit. Sinqerisht Dv. Deputet Kujtim GJUZI Kryetar “Partia Kombëtare KONSERVATORE Albania” shkruan kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.
Pak ditë më parë, pasi uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë, ambasadori britanik inkurajoi gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara nga opozita në lidhje me procesin