Deputeti Ervin Bushati, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste , i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti që të siguronte një mandat deputeti u shpreh se: “Fitorja e PS-së është edhe fitorja ime”.
Në një deklaratë për mediat, Kreu i PS-së për Tiranën tha se çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Gjithashtu ai u shpreh se ka qenë një sistem i ri, shumë nga qytetarët bnuk e kanë kuptuar mirë se si funksionon.
“Ka shumë vota të pavlefshme. Ka qenë një sistem i ri, shumë nga qytetarët nuk e kanë kuptuar mirë. Kur je në një betejë me kundërshtarët patjetër që ka zonë kontributi, zonë zjarri. Më vjen mirë që kisha privilegjin e një vendi të mirë në listë.
Gjithashtu mora edhe përgjegjësinë më të madhe, dhe kjo i dedikohet përkushtimit. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Nëse unë isha heroi i vogël për PS-në jam i nderuar në fakt sepse ka dhënë shumë për mua. Është një histori që e kam parë edhe përsëritet nga 2009-ta”, u shpreh Bushati.
Kreu i PS-së për Tiranën Ervin Bushati është një prej atyre kandidatëve që u spostua dhe që nuk e fitoi dot mandatin e deputetit edhe pse në listë ishte në vendin 3 tretë.
Një tjetër drejtues socialist, Ilir Beqaj i Shkodrës, nuk do të jetë deputet në legjistalturën e ardhshme, pasi nuk mundi të mblidhet votat e nevojshme. Ai pranon disfatën.