Aksidentet e përditshme që janë duke ndodhur në vendin tonë nuk janë kthyer në problem shqetësues vetëm për vendin tonë, por është evidentuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në një raport të realizuar së fundmi kjo organizatë ka renditur vendin tonë si një ndër shtetet me nivelin më të lartë të aksidenteve rrugore.
Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën nga aksidentet në rrugë, ndërkohë që grupmosha më e prekur është ajo nga 25 deri në 35 vjeç.
Kjo ka shkaktuar panik për vet faktin sepse edhe në shtetet më të mëdha evropiane nuk ka statistika të tilla për aksidentet rrugore.
Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018. Shkaku kryesor i tyre në 86.5% të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit.
Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Evropë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë.
Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë.
Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.