Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka qenë dhe President i Republikës s’do të ketë as truprojat që e shoqëronin prej vitesh të caktuar nga Garda e Republikës, pasi dorëzoi mandatin.
Punonjësve të Gardës iu është komunikuar pas protestës së 16 shkurtit që do të rikthehen në funksionet e tyre brenda Gardës ku do të marrin detyra të tjera.
Por pas kësaj, badigardët kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit e janë në pritje të miratimit. Por sot ata e kanë shoqëruar privatisht ish-kryeministrin në protestën para parlamentit dhe tek Kryesia e Kuvendit por të paarmatosur.
Sipas ligjit, ish-presidenti dhe ish-kryeministri ruhen nga Garda për aq vite pas lënies së detyrës sa kanë qendruar në detyrë.