Dhjetë qytetarë nga Shkodra janë proceduar penalisht, pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria me teste RT-PCR të COVID-19 të falsifikuara. Qytetarët u ndaluan në aeroportin “Nënë Tereza”. Policia bën me dje se kishte marrë informacione në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritet ligjzbatuese, të cilët kishin njoftuar për rastin në fjalë. Duke marrë shkasë nga kjo situatë është ushtruar një kontroll i rreptësishtë për verifikim më të hollësishëm të dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.
Personat e arrestuar do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”,
“Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit me iniciale:
P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.
Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara”– thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.