Ditën e martë mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Kjo mbledhje do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pasi janë konfirmuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të gjithë deputetët që kanë marrë mandatin. Pas zgjedhjeve parlamentare, deputetët, ministri dhe kryeministri Edi Rama do të rikthehen në sallë për të diskutuar lidhur me disa projektligje.
Mësohet se javën e ardhshme në seancën e 4 majit do të kalojnë për votim edhe 11 dekrete të kthyera pas nga presidenti Ilir Meta. Seanca deri në mbyllje të këtij sesioni parlamentar do të jenë shansi i fundit për disa nga deputetët të cilët nuk arritën të siguronin votat e mjaftueshme për të vazhduar mandatin si deputet. Kjo seancë do të jetë shansi i fundit për disa deputetë për t’ju drejtuar qytetarëve nga foltorja.
Për 28 prej tyre, përfshirë opozitën e re dhe emra të rëndësishëm të maxhorancës, këto do të jenë ditët e fundit në sallë. Mes tyre përmendim ministrin e Diasporës, Pandeli Majkon dhe kolegët e tij, Mimi Kodheli, Ervin Bushati e Ilir Beqaj.
Kujtojmë se më datë 25 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vendin tonë, ku fituese doli Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa partia Demokratike mori 59 mandate. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku LSI-ja mori 19 mandate, këtë herë arriti të siguronte vetëm 4 mandate. PSD-ja gjithashtu siguroi 3 mandate.