Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, ku një grua 63-vjeçe është dëmtuar në kokë me sende të mprehta nga djali i saj 29 vjeçar, cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka bërë me dije se rreth orës 21:10, 63-vjeçarja ka mbërritur në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore pas plagëve të marra në kokë. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shoqërimin e autorit për në në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe grupi hetimor që është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.