Kryeministri i vendit Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme nga afër një shkollë në qytetin e Durrësit, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri as këtë herë nuk i ka kursyer batutat teksa ka parë nga afër punimet. Në hyrje të shkollë një mësues i mat temperaturën, ndërsa ai me batutë i thotë: “Sa është? 74 apo 75?!”, duke kujtuar numrin e mandateve që fitoi në zgjedhje PS-ja.
Pjesë nga biseda
Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!
Ramës i masin temperaturën..
Rama: Sa është? 74 apo 75?!
Mësuesi: 75
Ndërkohë, stafi i shkollës kishte edhe në tortë, të cilën Rama ia serviri të parave sanitareve të shkollës.
“Ne na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama, ndërkohë që në dalje tek shkolla takoi një prej inxhinierëve të shkollës, duke e thumbuar meqë ishte me PD-në.
“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituar edhe ju!”, tha Rama.
Berisha: Protesta e sotme, fitorja e popullit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar protestën e sotme si një “triumf të vërtetë”, duke falënderuar qytetarët që...