Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjoba 50 milionë lekë ndaj Debreshit lihet në fuqi: Rama festoi me mijëra militantë, por askush nuk i kërkoi llogari

20:58 28/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Është lënë në fuqi gjoba prej 50 milionë lekësh ndaj kandidatit të pavarur për deputet, minatorit Elton Debreshi. Ai e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se urdhri ka ardhur nga lart dhe jo nga ndërgjegjia institucionale. Debreshi thotë se Edi Rama festoi mandatin e tretë duke mbledhur dhjetëra mijëra militantë në shesh, por askush nuk u kujtua që ti kërkojë llogari.

Minatori shprehet se përpjekja e përbashkët sapo ka nisur dhe kur të vijë dita që pushteti i oligarkëve të përdorë masa edhe më shtypëse se gjobat, bashkimi do sjelllë përballjen me të.

Reagimi i plotë:

ZËRI I MINATORËVE NUK HESHTOHET ME GJOBA

Ditën e sotme u thirra në Drejtorinë e Policisë Dibër ku m’u rikonfirmua se gjoba prej  5 milionë lekësh (të reja) do ngelet në fuqi.

Në një shtet ku ligjin e bën më i forti, urdhri nga lart vlen më shumë sesa ndërgjegjja institucionale.

Partitë e mëdha, me paratë e oligarkëve, bënë takime elektorale të mëdha. Ne minatorët, me forcat tona, bëmë aq sa mundëm të bënim dhe për këtë jemi krenarë.

Edi Rama e festoi mandatin e tretë me dhjetëra mijëra militantë në shesh, por askush nuk u kujtua t’i kërkojë llogari për pandeminë.

Përpjekja jonë e përbashkët sapo ka nisur. Do të vijë dita kur pushteti i oligarkëve të perdorë masa edhe më shtypëse sesa gjobat disa-milionëshe. E atëherë, të bashkuar, ne do të jemi gati për t’u përballur me të.

Elton Debreshi kandidoi si i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, por ai nuk arriti t’i siguronte votat e nevjoshme për t’u bërë pjesë e parlamentit. Gjoba ndaj tij u vendos për shkak të aktivitetit hapës të fushatës në 26 mars, edhe pse venimi për ndalimin e grumbullimeve nuk ishte botuar ende në fletoren zyrtare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: elton debreshifushatagjobagrumbullimerama

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para
Barcelona kërkon një përfundim historik të sezonit LaLiga Santander

Barcelona kërkon një përfundim historik të sezonit LaLiga Santander

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English