President i vendit Ilir Meta ka reaguar pas paralajmërimit të Taulant Ballës. Kujtojmë se Balla pak më parë tha se Partia Socialiste do të nisi procedurat për shkarkimin e tij. Me tone të ashpra Meta ka thënë se kërcënimet që vinë nga Balla dhe bandat e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, iu ka dhënë një përgjigje “Presidenti do të firmosë dekretin për mbrojtjen e vendit.”
Reagimi i Metës:
Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! 🇦🇱 Vdekje tradhëtarëve!
Kujtojmë se pak më parë numri dy i Partisë Socialiste do të nisë të hënën procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Burime nga maxhoranca bëjnë të ditur se në fillim javën e ardhshme, PS do të bëjë gati letrat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social “Tëitter”, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.
Balla shkruan se me ‘Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!’. Gjithashtu Balla paralajmeron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!
Akuzat për pasuritë/ Përgjigjet Altin Dumani
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, lidhur me pronësinë e tre apartamenteve të këtij...