Drejtuesi politik i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka denoncuar parregullsitë në zgjedhje duke theksuar se në tre kuti votimi që janë gjetur fletë më shumë se sa numërues. Çela shprehet se kutitë janë mbushur dhunshëm me miratimin 4 me 3 të mazhorancës dhe janë quajtur të vlefshme.
“Në KZAZ nr 66 në Berat, ka pasur fletë votimi më shumë se sa votues, në mënyrë të dhunshme janë quajtur të vlefshme, duke bërë transferimin të dheshëm të mandatit të LSI në drejtim të një force tjetër.
Ka pasur parregullsi të shumta në Qarkun e Beratit, janë mbushur kutitë, është e dokumentuar, e provuar, të pasqyruara nga anëtarët e KQZ, janë shënuar në tabelën përfundimtare, ku, pranohet qartë që në kutitë përkatëse ka pasur më shumë fletë votimi se sa votues, kjo e bën atë të pavlefshme.
Nuk votojnë personat që s’kanë emrat në listë. Kutitë e mbushura janë të pavlefshme, por dhunshëm me miratimin 4 me 3 të mazhorancës janë quajtur të vlefshme, kjo është e vërteta. I siguruar qytetarët, mandate është i tyre, kush ka tentuar të kalojë mandatin tonë në një forcë tjetër, do të mbajë përgjegjësi. Numri i fletëve të votimit më shumë se numërues, është e konfirmuar. Nuk do të jetë e vlefshme nëse do të jetë i mbushur”, përfundoi Çela.