Skip to content
Aktualitet

Sekuestrimi i pasurisë së tre ish-gjyqtarëve, Soreca: Hap i mirë nga SPAK

· 1 min lexim

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive për ish-gjyqtarët Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.  Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar po ashtu edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi ka ardhur nga SPAK, ku nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

Soreca në postimin e tij në Twitter e ka cilësuar një lajm të mirë se sipas tij ky është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të Kushtetueses & Lartë. shkarkohet nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.  Reforma e Drejtësisë vazhdon”, shkruan Soreca.