Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur ditën e sotme lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë.
Ndër të tjera ministrja ka deklaruar se sot edhe nesër në Shqipëri do të vijë një tjetër sasi vaksinash të Pfizer por edhe Sinovac. Ministrja është pyetur edhe për faktin se kur mund të arrij imunizimi i popullatës dhe ajo është shprehur se plani ambicioz i vaksinimit masiv, synon që të arrihet deri në pranverën e vitit tjetër të ketë vaksinuar të gjithë qytetarët.
”Kemi të përfshirë dhe mjekë dhe infermiere të FA, për të kryer sa më shpejt dhe lehtë procesin e vaksinimit.
Ajo çfarë na ka treguar virusi, që na ka përball me të panjohura, si rrjedhojë e faktit që studimet ende kryhen, tani ne do vazhdojmë të vaksinojmë që pranverën tjetër të jetë vaksinuar çdo shqiptar.”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu foli edhe për dyshimet mbi vaksinën Astrazeneca, ku tha se ne bazohemi në standartet që ka Bashkimi Evropian dhe EMA, në asnjë moment këto dy institucione nuk kanë kërkuar ndalimin e saj. Ndër të tjera ajo shtoi se flet në gjuhën e ekspertëve.
“Ne bazohemi në standardet e institucioneve të BE, EMA në asnjë moment nuk thënë për ndalimin e saj. Po përkundrazi. Benefitet e saj janë shumë më të larta se rrisqet. Komiteti ynë i imunizimit ka vlerësuar që të vijohet me përdorimin e saj.
Dhe Astrazeneca nuk është ndaluar në vende të tjera , në Britani vijon përdorimi i saj, tani shtete të ndryshe kanë disponibilitet të ndryshëm, se kjo hyn dhe në politikat e shteteve.Unë flas me gjuhën e ekspertëve, vaksinat në Shqipëri janë të sigurta dhe shmangin fatalitete.”, tha Manastirliu.
E pyetur se sa vaksina do të vinë ende në vendin tonë, ajo ka thënë se sot vinë 8100Pfizer dhe 500 mijë Sinovac.
“Marrëveshja e covax ka disa pika ku ne blejmë vaksina të ndryshme. Sot do të vijojnë vaksina Pfizer 8100 të tilla, nga kontrata 500 mijë dhe gjithashtu dhe të tjera të Sinovac.”, përfundoi Manastirliu.