Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë deklaratën e kandidates së Partisë Socialiste, Luljeta Bozo lidhur me komunizimin. Në emisionin “Me pak fjalë” të Neritan Sejaminit, Rama tha se fjalët e Bozos janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ajo nuk kishte prirje për të amnistruar krimet e komunizmit.
I pyetur nga Sejamini nëse i dënon krimet e komunizmit, Rama tha se është krenar për fktin që PS ka bërë ligjin për hapjen e dosjeve. Ai deklaroi se është anti-komunist dhe anti-fashist, por është socialist.
Pjesë prej intervistës:
Sejamini: Lexova releksionet pas humbjes së Komunizimit, retorika juaj ishte e gjallë dhe e fortë, keni pasur shumë kurajo. Keni kërkuar dënimin e Enver Hoxhës, dhe iu paralajmëruan për dënim me vdekje. 30 vite më pas keni në krye të garës për Tiranës, kur dëgjoni deklaratën e Luljeta Bozos.
Rama: E ndoqa intervistën dhe mendoj që është nxjerrë jashtë kontekstit sepse zonja po fliste për shkencën dhe profesionistët. Nuk kishte prirje për të amnistuar krimet e komunimzimit.
Sejamini: I dënoni krimet e komunizmit?
Rama: Unë? Jam krenar për faktin se PS ka bërë ligjin për hapjen e dosjeve. Unë jam anti-komunist dhe anti-fashisht. Unë jam socialist.
Rama komentoi gjithashtu edhe mundësinë për një koalicion nëse nuk arrin të fitojë mandatet e nevojshme. Sipas tij, ai ka përballë një konglomerat që po mundohet ta heqi qafe.
“Është hipotezë joteorike. Ne jemi përballë një konglomerati për të hequr qafe Edi Ramën. Nuk ka forca të ndërmjetme, janë të gjitha që shkojnë në një drejtim por nuk ka. Nuk shoh unë,”-tha Rama.