Të dhëna të reja vazhdojnëtë zbulohen nga skandali i ditës së djeshme, ku u bë publik fakti se Partia Socialiste ka krijuar database me të dhënat e votuesve të Tiranës, duke i klasifikuar si të sigurt e të pasigurt. Te kategoria e fundit duket se përfshihen edhe figura që janë afër PS dhe sërish nuk e kanë të sigurt votën e tyre. Bëhet fjalë për bashkëshorten e Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Në regjistrin e PS ajo rezulton e pasigurt për votën e saj, edhe pse i shoqi tashmë prej 6 vitesh drejton Bashkinë e Tiranës.
Në listën e publikuar të 910 mijë qytetarëve, Ajola Xoxa rezulton se ka votuar në vitin 2013 për Partinë Socialiste, por në rreshtin e fundit ku shënohen informacionet se ku personi në fjalë mund të votojë, për Xoxën nuk ka asnjë informacion.
Ndërkohë, janë bërë publike edhe disa emra të tjerë dhe klasifikimi i tyre në bazë të votës. Në database-in e Partisë Socialiste janë nën patronazh emra si Andi Bushati, Eni Vasili, Armand Shkullaku, Ylli rakipi, Arjan Çani, Ermal Mamaqi, Arnama Osmani, Alketa Vejsiu, Ardit Gjebrea etj.
Të dhënat dyshohet se janë siguruar përmes portalit e-Albania, ndërsa çdo person mbikëqyret nga dikush tjetër që quhet ndryshe “patronazhist”.