Kryeministri Edi Rama, është ndalur në një takim me të rinjtë në Laprak, ndërsa ka bërë edhe një bilanc të 8 viteve në qeveri. Kreu i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se sfida e tyre më e madhe është kundër atyre që janë bashkë, pra koalicionit PD-LSI.
Sipas kryeministrit të vendit ata duan të na mbajnë të përçarë. Në vazhdimin e promovimeve “Made in Albania”, Rama ka promovuar dy atlete me logon e PS-së.Ai ka thënë ndër të tjera se për të vrapuar duhen dy këmbë dhe se shqiptarët e zakonshëm duhet të bashkojnë forcat etyre të jashtëzakonshme.
“Për të vrapuar duhen të dyja këmbët. Për mua dhe të gjithë ne, sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme e njerëzve të zakonshëm. Sfida jonë e madhe është jo vetëm kundër të gjithëve, por vetëm kundër atyre që janë bashkë, për të na mbajtur të përçarë. Vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë. Ndërkohë nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin që të ngjitet shumë më lartë, kjo ka ndodhur vetëm sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me të gjithë ata që pavarësisht përfaqësive politike dhe krahinore, kanë besim të brendshëm se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu, duke punuar, duke punuar, duke mos pritur se jeta të ndryshojë sa hap e mbyll sytë me receta çudibërëse. Është e vërtetës shumë e vërtetë se ndryshimi mes dje dhe sot është i jashtëzakonshëm, por është kaq e vërtetë se ndryshimi ë duhet të bëjmë mes sot dhe nesër, duhet të jetë më i jashtëzakonshëm. Po kush do e bëjë? Ata që thonë e ky ishte një aksident? Ça aksidenti ndodhi 8 vite më parë, kur e gjithë rinia ishte futur në rrugët qorre të atyre universiteteve pa asnjë vlerë. Ishte harxhim i kohës dhe i mundit të të prindërve. Sot nuk diskutojmë më për diploma false, por se si universitetin tonë ta çojmë në nivel tjetër.”, tha Rama.