Janë zbuluar detaje të reja nga greva e kontrollorëve të Rinasit dhe debatet e ashpra që ata kanë pasur me njëri-tjetrit para vendimit për bojkotimin e punës.
Fax News ka zbardhur dëshimnë e kontrollorit Kujtim Malko i cili ka folur për debatin që ka pasur me Flora Ndrecën , e cila është tashmë e arrestuar.
Në një mesazh të publikuar mes Ndrecës dhe një tjetër kontrollori, ajo shkruan se Kujtim Malko për pak e ka hedhur nga shkallët.
“Kujtimi desh më hodhi nga shkallët, më shtyu, nuk flitet me atë”, lexohet në mesazhin që Flora Ndrecaj i ka shkruar kolegut të saj Florjan Qirjako.
Nga dokumenti i Prokurorisë, mësohet se kanë qenë kontrollorët Flora Ndreca dhe Muhin Mezini ata që kanë firmosjen e deklaratës së përkohshme të paaftësisë.
Po ashtu në document është zbardhur edhe dëshmia e kontrollorit Kujtim Malko, i cili ka thënë se ka refuzuar të firmoste deklaratën e paaftësisë. Ai i ka kërkuar të largohet sepse debati në vendin e punës nuk lejohet. Ai madje i ka thënë Ndrecës se nëse nuk largohet nga kulla, përndryshe do e hedh.
“Në datë 06.04.2021 kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për t’u ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe kam gjetur Flora Ndrecën, Ermir Begon dhe Majnald Kodrën. Shtetësja Flora Ndreca më ka pyetur çfarë do të bëja me plotësimin e formularit të paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotësoj. Më ka peëtur përse nuk e plotësoj.. Unë i kam thënë se kjo është puna ime. Debati për plotësimin e formularit ka vazhduar për disa minuta dhe përshkak se nuk lejohet debati në vendin e punës, unë i kam kërkuar që të largohet nga kulla. Në këtë moment ajo më është drejtuar duke më thënë ti nuk je burrë. Në këtë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla, se përndryshe do të hedh,” thuhet në dëshminë e Malkos.
Pas grevës që ndaloi punën në aeroportin e Rinasit, kontrollorët Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini janë arrestuar dhe pritet që për dy të dunit Prokuroria të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, për Ndrecën është kërkuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.