Skip to content
Aktualitet

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë/ Ja masa e sigurisë që ka kërkuar për tre kontrollorët e arrestuar të Rinasit

· 2 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka këkruar “arrest më burg” për Armando Fezgën  dhe Muhin Mezinin dy nga kontrollorët e arrestuar të Rinasit. Ndërkohë, për Flora Ndrecën  është kërkuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kërkesa është dërguar në Gjykatë, ndërsa seanca do të mbahet ditën e nesërme në orën  08:30 të mëngjesit.

Tre kontrollorët në fjalë u arrestuan pas grevës e cila pezulloi punën në aeroportin e Rinasit.  60 kontrollorë të këtij aeroporti dolën në grevë pasi 5 kolegë të tyre u pushuan nga puna sepse kishin firmosur deklaratën e paaftësisë për shkak të stresit, mungesës së gjumit dhe përqendrimit gjë që mund të kthehej në shkak për aksidente ajrore.

Pas grevës 24 prej tyre u shoqëruan në polici e ndërsa të tjerët u lanë të lirë pas marrjes në pyetje, në komisariat u mbajtën Ndreca, Fezga dhe Mezini.

Ministrja e Infrsatrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Rama i kishin bërë presion vazhdimisht kontrollorëve të ktheheshin në punë dhe i kishin kërcënuar se do të përballeshin me masa ligjore.

Ndërkohë, puna në aeroport filloi që ditën e djeshme me fluturimet emergjente ndërsa ditën e sotme ka vijuar normalisht me disa prej kontrollorëve të rikthyer në punë dhe me kontrollorë të huaj që erdhën në vend nga Turqia .