Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit janë më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë. Sipas kryedemokratit protesta e kontrollorve në Rinas është dështimi i radhës i kryeministrit aktual të vendit Edi Rama.
Sipas Bashës, Rama i ka vendosur interesat e tij para interesave të shqiptarëve. Ai më tej thotë se më 25 prill shqiptarët duhet të vendosin në qoftë se duan të anëtarësohen në BE, ose të vazhdojnë me Ramën për më shumë dështime. Ai vazhdon më tej duke u shprehur se kudo sheh ngazëllimin e qytetarëve dhe i fton ata që ta bëjnë ndryshimin së bashku.
Postimi i plotë:
Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.
Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/4097115900339560