Bashkia e Tiranës ka marrë vendimin për të nderuar Sokol Olldashib dhe Arjan Salën duke iu vendosur dy rrugëve emrat e tyre. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj ka bërë të ditur se ka propozuar që një rrugë në njësinë 2 të mbajë emrin e sih-deputetit demokrat.
Ndërkohë, një rrugë në Lezhë mban emrin e Sokol Olldashit, më saktë në Shënkoll rruga që të çon për në plazh, ndërsa dy muaj pas vdekjes ai mori edhe titullin “Nderi i Komunës”.
“Po propozojmë, me shpresën që të miratohen unanimisht, për emërtimin e një rruge me emrin “Sokol Olldashi”, një rrugë në njësinë numër 2, kjo vjen pas emërtimit të një shkolle me emrin ‘Bashkim Fino’ po në njësinë numër dy. Me emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldashi’ është edhe një lloj balancimi, duke bërë një emërtim me emrin e ish-funksionarit dhe aktivistit të PD”, ka thënë Veliaj..
Më tej kryebashkiaku ka bërë më dije se edhe një rrugë në njësinë nunër 11 do të mbajë emrin e Arjan Salës. Rruga do të jetë në zonën e Laprakës, ku banon edhe familja e Arjan salës që humbi jetën heroikisht për të shpëtuar kolegët e tij në magazinën në flakë të “Casa Italia”
“Rruga që është propozuar për t’u votuar në Këshillin bashkiak është rruga “Arjan Sala”, një rrugë në njësinë numër 11, në zonë e Laprakës, ku banon edhe familja e të ndjerit, heroit tonë të qytetit. Ka qenë një premtim që kryeministri, bashkë me mua ja premtuam familjes, për të nderuar këta heronj. Më vjen mirë që një rrugë në njësinë numër 11 do të ketë emrin e heroit tonë urban, Arjan Sala,”– tha Veliaj.