Skip to content
Rajoni

Vjosa Osmani betohet si Presidente e Kosovës, Konjufca i dorëzon detyrën

· 3 min lexim

Vjosa Osmani ka marrë ditën  e sotme zyrtarisht detyrën si presidente e Republikës së Kosovës. Detyrën ja ka dorëzuar para pak minutash kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues  detyre si president.

Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.

Axhenda e vendosur

CEREMONIA E PRANIMIT TË DETYRËS SË PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

Në vijim ju prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:

AGJENDA (6 PRILL 2021)

10:00

Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu. Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

10:00 – 11:00

Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës

11:00 – 11:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë.Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

11:30 – 12:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI. Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

12:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë

13:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë

13:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

13:40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë

14:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Lokacioni: Prekaz, Skenderaj

17:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101