Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka krahasuar në një foto pamjet nga sheshi “Skëndërbej”, ku vijon vaksinimi ndaj COVID-19 dhe tubimin politik të Bashës në Kukës.
Edi Rama e ka cilësuar kryedemokratin Basha si një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri dhe të pacipë. Duke dhënë shembullin e Malit të Zi për marshimet elektorale, ai shprehet se zoti ti ruajë simpatizantët e verbër dhe të sëmur të PD-së me dy gishta.
Statusi nga kryeministri Edi Rama
Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!
#TurpLulëzim
*Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish🙏
Kujtojmë se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit vazhdon. Kryeministri ditën e sotme ishte në zonat e Beratit ku pati një takim me fermerët e zonës ndërsa kryedemokrati Basha ishte në qytetin e Kukësit, ku u prit me ovacione dhe thirrjet “ Rama ik”. Kryeministri Rama nga Morava deklaroi se do të shihet një mundësi për zgjatjen e fashave orare të zonave rurale, duke bërë kështu një diferencim mes fshatit dhe qytetit. Ndërkohë nga ana tjetër Basha vazhdon me grumbullimet masive pa e “çarë” kokën për pandeminë.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158663623721523/