Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar përvjetorin e 12-të të Shqipërisë në NATO, duke kujtuar fjalët e ish-presidentit George Bush, gjatë vizitës historike në Tiranë në 2007-ën. Asokohe, Bush thoshte se Shqipëria është një mike e besuar dhe aleate e fortë, si dhe mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria u anëtarësua më 1 prill të 2009-ës në Nato, asokohe e drejtuar nga qeveria e PD-së, me kryeministër Sali Berishën. Ndërsa vizita historike e ish-presidentit Bush, ndodhi më parë, në vitin 2007.
STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE:
“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.
Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!”
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10158157969790838