Pas episodit aspak të këndshëm në Kuvend ku deputeti demokrat, Edi Paloka gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama, ka reaguar ky i fundit.
“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërsa në Instagram, Rama ka postuar një foto të shiringës me të cilën u spërkat boja.
“Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”-ironizon kreu i qeverisë.